Edhe sot Kurti në Bruksel, kjo është agjenda e tij

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në agjendën e takimeve gjatë qëndrimit në Bruksel, sot do të takojë edhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Njoftimi për këtë takim është bërë publik në faqen zytare të NATO-s.

 

“Të Enjten, 29 Prill 2021, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Z. Jens Stoltenberg, do të takohet me Z. Albin Kurti nga Kosova në Selinë e NATO-s” thuhet në njoftim.

 

 

Kurti dje nga Brukslei ka thënë para mediave se nuk do të marrë pjesë në takimin e 11 majit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të paralajmëruar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

\RTV-Okarina\