Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i është përgjigjur deklaratës së presidentes, Vjosa Osmani në lidhje me “non-paperin” e publikuar, e që Omani tha se burimin e ka në Serbi.
Vuçiq deklaroi se kjo është e pavërtetë dhe gënjeshtër. Ai e përsëriti se Serbia, asnjëherë nuk ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Nëse ata tani shpresojnë se Serbia do të pranojë njohjen e Kosovës, unë do të ju thoja që nuk duhet të ëndërrojnë, e lëre më që Serbia qëndron prapa diçkaje të tillë”, tha Vuçiq.
Ai me tone tallëse, komentoi edhe njohjen e Kosovës nga Netflix.
“Unë e shoh që ata po festojnë tërë ditën pasi Netflix i vendosi në listën e shteteve. Netflix ju vendosi në atë listë, çfarë ju duhet tani OKB-ja dhe Interpoli. Shikoni filma, gjuajeni topin”, citohet të ketë thënë Vuçiq.