Komisioni për Shëndetësi në mbledhjen e radhës ka miratuar fushëveprimin e Komisionit.
Kryetarja e Komisionit, Fatmire Kollçaku, tha se do të hartojnë planin e punës dhe se presin nga Qeveria që të sjellë strategjinë për të vendosur prioritete.
“Komisioni për shëndetësi është funksional dhe shqyrton të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me shëndetësinë. Angazhimin e shqyrtimit të programit të qeverisë në fushën e shëndetësisë”.
“Ne si komision do ta bëjmë planin e punës dhe presim edhe në arritjen e strategjisë nga Qeveria. Presim të kemi një qasje proaktive në muajin e parë se cilat do të jenë prioritet e Komisionit”.
Ajo propozon që në takimin e radhës ta ftojnë në raportim drejtorin e ShSKUK-së Valbon Krasniqin dhe krerët të tjerë të institucioneve përgjegjëse.
“Kemi shumë nevoja të qytetarëve në kërkim të shërbimeve shëndetësore. Mendoj në qendër të debatit të raportimin të drejtorin duhet të jetë pacienti. Kemi marrë zotim se vaksina duhet të jetë kur do të vijë vaksina”.
“Të ftohet drejtori i departamentit të shërbimit shëndetësor. Ne do të interesohemi për specializantë. Dhe do të ftojmë edhe përgjegjës të tjerë. Të ftohet edhe drejtori shëndetësor i burgjeve. Mendoj që edhe aty të kemi vizitë në burgje”.
\RTV-Okarina\