Biden pritet të mbajë fjalimin e tij para Kongresit Amerikan pas 100 ditë qeverisjeje si i pari i SHBA-ve

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pritet të bëjë thirrje për ristrukturimin më të gjerë të përfitimeve të SHBA-ve që nga viti 1960. Të gjitha këto ai do t’i thotë në fjalimin e tij para Kongresit Amerikan.

Ai do të flasë pas ditës së tij të 100-të si i pari i SHBA-së, ku do t’i ndajë katër trilionë dollarë për kujdesin ndaj fëmijëve, arsimin si dhe do të sigurojë mbështetje financiare për personat që ju duhet të marrin pushime nga puna.

Ai ka ndarë gati 2 trilionë dollarë për pakon kundër COVID-19, shkruan BBC.

 

 

Në Kongresin Amerikan do të bëhet historia, pasi që për herë të parë pas presidentit gjatë një fjalimi, të ulura mbrapa tij do të jenë të ulura dy gra.

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris dhe Nancy Pelosi, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, do të jenë të ulura në tribunë gjatë fjalimit të Biden, të mërkurën.

\RTV-Okarina\