Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person në Gjakovë, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht dy policë në kryerje të detyrës.
Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.