Me ftesë zyrtare të homologut të tij kroat, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, udhëton sot në vizitë katërditore në Republikën e Kroacisë.
“Gjatë kësaj vizite, të parën jashtë vendit që nga marrja e detyrës, ministri Mehaj do të pritet me protokollin më të lartë shtetëror nga homologu i tij, ministri i Mbrojtjes Mario Banožić. Takimet tjera me rëndësi do të jenë edhe me shefin e Mbrojtjes Admiral Robert Hranj, komandantin e Akademisë së Mbrojtjes, gjenerallejtënant Mate Pađen dhe ato me autoritetet e industrisë së mbrojtjes kroate”, thuhet në njoftimin për media.
Bashkëpunimi bilateral Kosovë – Kroaci, në nivel ndërshtetëror në fushën e mbrojtjes, është zyrtarizuar me Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar në vitin 2012.