Arrestohet ferizajasi, ja mori 9 mijë euro një femre për shërimin e saj

 

Pas një pune hetimore, hetuesit e stacionit policor të Ferizajt kanë arrestuar personin e dyshuar, A.M (m/k) i moshës 40 vjeçare, i cili  kishte mashtruar në vazhdimësi viktimën femër kosovare, duke i marrë para në vlerë rreth 9000 (nëntëmijë) euro, se i njëjti do të përkujdesej për shërimin e saj në një spital .

 

 

I dyshuari pas intervistimit, në prezencë edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj,  dërgohet në mbajtje për 48 Orë.