India ka kaluar një prag tjetër tragjik ngase zyrtarët thonë se 200,000 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në vend që nga e marta.
Vendi gjithashtu regjistroi më shumë se 3,000 viktima në një ditë për herë të parë, me zyrtarë që thanë se 3,286 njerëz vdiqën të martën. Një rritje e fundit e infeksioneve ka sjellë vendin në gjunjë – dy milionë infeksione u regjistruan në vetëm një javë.
India aktualisht ka numrin e katërt më të lartë të vdekjeve në botë, pas SHBA-ve, Brazilit dhe Meksikës. Megjithatë, në asnjë nga ato vende kriza nuk është aq urgjente sa aktualisht është në Indi.
\RTV-Okarina\