Vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje pas dokumentit “non paper”

 

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka komentuar dokumentin ‘non-paper’ të publikuar së fundmi nëpër mediat e Kosovës, ku flitet për një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë e ku veç të tjerash përmendet edhe krijimi i një Distrikti Autonom në veri të Kosovës.

Basha ka thënë se demantimi nga Franca e Gjermania “lë të nënkuptohet nga cila kuzhinë ka dalë ajo”.

 

 

“Ju lutem, nëse Gjermania dhe Franca demantojnë si merret-news, atëherë cili është interesi të trajtohet seriozisht kjo letër?”, ka shkruar Basha.

Tutje ai ka shkruar se nuk merret pushteti i Albin Kurtit në Kosovë duke bërë koalicion me Vuçiqin në Serbi.“Është legjitime nga disa synimi i tyre që ta dëmtojnë politikisht Albin Kurtin, por kjo nuk bëhet në dëm të Kosovës! Nuk merret pushteti i Albin Kurtit në Kosovë duke bërë koalicion me Vuçiçin në Serbi!!!”, ka shkruar ai.