Sveçla ka pritur në takim shefin e zyrës së Këshillit të Evropës, Frank Power

 

Sot, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim shefin e zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Frank Power.

Gjatë këtij takimi u bisedua për prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe projekteve të cilat i ka zhvilluar Këshilli i Evropës bashkë me MPB-në.

Ministri Sveçla theksoi se kemi gatishmërinë që të vazhdojmë bashkëpunimin duke angazhuar të gjithë mekanizmat e MPB-së në mënyrë që bashkërisht të zbatojmë prioritetet tona.

 

 

Në fund të takimit, Power e falënderoi ministrin Sveçla për gatishmërinë e treguar në bashkëpunimin si dhe theksoi se Këshilli i Evropës do të vazhdojë ta përkrah Kosovën me të gjitha kapacitetet që posedojnë.

\RTV-Okarina\