Bekim Jashari përkujton 27 Prillin, Ditën e të Pagjeturve në Kosovë

 

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari përmes një postimi në llogarinë e tij në “facebook”, ka përkujtuar 27 Prillin, Ditën e të Pagjeturve, duke theksuar që kjo ditë i gjenë edhe këtë vit 1637 familje duke mos ditur ende asgjë për fatin e me të dashurve të tyre, për të cilët presin çdo ditë të marrin lajme për ta.

“Sot 22 vite pas luftës, e shohim se sa të pafuqishme janë institucionet tona përballë kësaj çështje të rëndësishme dhe njëkohësisht vihet në pah se sa shumë kemi punë për të bërë në mënyrë që të zbardhim fatin e personave të pagjetur.”, shkruan Jashari.

 

 

Jashari theksoi që institucionet tona duhet t`i japin prioritet çështjes së të pagjeturve, kudo në takimet që kanë me palën serbe, në mënyrë që këtë të fundit t`a kushtëzojnë që sa më parë të jap përgjegjësi  për krimet e bëra dhe fatin e të pagjeturve.

“Si kryetar komune do jem gjithmonë afër familjeve te të pagjeturve dhe do të  vazhdojë të ngrisë zërin tim dhe zërin e qytetarëve, në mënyrë që sa më parë ta mbyllim këtë plagë të madhe të shoqërisë sonë.”, përfundoi Jashari.

 

\RTV-Okarina\

 

27 Prilli, Dita e të Pagjeturve, i gjenë edhe këtë vit 1637 familje duke mos ditur ende asgjë për fatin e me të dashurve…

Posted by Bekim Hamëz Jashari on Tuesday, April 27, 2021