Abdixhiku ka pritur në takim Shefin e Misionit të OSBE-së, Davenport. Diskutuan me theks të veçantë për avancimin e gruas në shoqëri

 

Sot, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Michael Davenport, të cilin e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme që OSBE-ja ka dhënë në të gjitha proceset zhvillimore të Kosovës.

Ndërsa, Davenport shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin edhe më tutje me qëllim të forcimit të partneritetit dhe mbështetjes së institucioneve tona.

 

 

Në takim u bisedua me theks të veçantë për avancimin e gruas në shoqëri, zhvillimin e mëtejmë të demokracisë parlamentare, përmirësimin e të drejtave të njeriut dhe çështje të tjera me rëndësi për zhvillimin e vendit.

\RTV-Okarina\