Administrata e Sigurisë Detare në Shandong të Kinës tha të martën se anija transportuese “A Symphony”, e cila ishte duke bartur rreth 1 milion fuçi naftë, ka derdhur karburante në Detin e Verdhë.
Anija gjigante për herë të fundit u pa në portin Qingdao, tregojnë të dhënat e faqes për përcjelljen e lundrimeve, Refinitiv Eikon, shkruan Reuters.
Anija për herë të fundit kontaktoi në një qendër ndërkombëtare afër Malacca-s të Malajzisë këtë muaj, tregojnë të dhënat e faqes.
272 metra dhe e gjerë 46 metra, kjo anije i ishte shitur në maj të vitit 2019 kompanisë “Symphony Shipholding SA”.
Kompania që është pronare e anijes gjigante dhe kompanie që është përgjegjëse për menaxhimin teknik të anijes nuk kanë qenë të qasshme për koment.
\RTV-Okarina\