Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kossnet, përmes një postimi në llogarinë e tij “Twitter”, ka bërë të ditur se të hënën në mbrëmje ka zhvilluar një bisedë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe të Derguarin e SHBA-së për Ballkanin, Matthew Palmer.
Kossnet tha se diskutimi ishte i gjerë dhe produktiv dhe ka shtuar se procesi i dialogut drejtuar nga BE mbetet thelbësor për suksesin e Kosovës.
“Diskutim i gjerë, produktiv me Kryeministrin AlbinKurti dhe Matt Palmer nga Departamentit i Shtetitn mbrëmjen e fundit. Procesi i dialogut i udhëhequr nga BE mbetet thelbësor për suksesin ekonomik të Kosovës dhe integrimin Euro-Atlantik”, ka shkruar Kosnett.
\RTV-Okarina\