Me rastin e Ditës së personave të pagjetur, deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka kërkuar drejtësi për çdo viktimë dhe person të zhdukur.
Balje thotë se dy dekada pasluftës, çështja e të pagjeturve vazhdon të jetë një brengë për shoqërinë.
Postimi i plotë:
Drejtësi për çdo viktimë, për çdo të pagjetur.
Dy dekada pas luftës çështja e të pagjeturve ende është brengë e shoqëris tonë.
Ndërgjegjëja ndërkombëtare duhet të ringjallet për hirë te familjarve të të pagjeturve, por edhe shoqëris dhe shtetit dhe botës. Secila viktimë meriton qetësin familjare e jo ankthin e përditshëm!