Një person ka ndërruar jetë pasi kishte marrë lëdime të rënda duke prerë dru në mal.
Rasti ka ndodhur në fshatin Terrnovicë e Epërme të Podujevës, mëngjesin e së hënës.
“Fsh. Terrnovicë e Epërme, Podujevë 26.04.2021 – 06:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke prerë dru në mal, është lënduar. Viktima është dërguar në QKUK, ku më pas ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.