Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot udhëton drejt Brukselit bashkë me zëvendëskryeministrat Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla, për takime bilaterale me krerët e institucioneve të BE-së dhe me kreun e Qeverisë belge.
Kjo është konfirmuar nga Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Kryeministri Kurti do të udhëtojë të martën për në Bruksel dhe do të ketë një vizitë dyditore ku do të ketë takime me përfaqësues të lartë të BE-së, prej tyre më të rëndësishmit janë me: Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Përfaqësuesin e Lartë të Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe shumë komisionarë të ndryshëm”, ka thënë Kryeziu.
\RTV-Okarina\