Rrustemi: Ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale i domosdoshëm për nisjen e hetimeve për krimet e luftës

 

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Adnan Rrustimi, ka deklaruar se ndryshimi dhe plotësimi i Kodit të Procedurës Penale është shumë i domosdoshëm për nisjen e proceseve hetuese ndaj krimeve të luftës.

Rrustemi ka pohuar se ky projektligj ka efekte të rëndësishme.

 

 

“Ky ndryshim ligjor është i domosdoshëm, pasi mundëson nisjen e proceseve hetuese. Ky projektligj që po shqyrtojmë sot, ka efekte të rëndësishme në drejtim të adresimit të krimeve të luftës dhe duke ndryshuar kufizimin e bashkëpunimit me secilin mekanizëm ndërkombëtarë. Ne sot i heqim pengesat për gjykimin në mungesë”, ka theksuar ai.