Kuvendi i Koseovës ka miratuar propozimet e Grupeve Parlamentare për emërimin e Komisioneve Parlamentare.
Kjo është arritur pasi kuvendarët e kanë votuar me 89 vota pro, 1 abstenim dhe asnjë votë kundër.
Pas diskutimit të pikave jashtë rendit të ditës, pyetjeve ndaj ministrave dhe kryeministrit të Kosovës, Kuvendi ka miratuar Komisionet Parlamentare ndërsa pritet të diskutojë edhe për pandeminë.