Me 20 minuta vonesë ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të diskutohet për situatën epidemiologjike dhe sigurimin e vaksinës anti-Covid.
Fillimisht është betuar deputetja Yllza Hoti kandidate nga subjekti politik i VV-së e cila ka zëvendësuar ish deputeten Vjosa Osmani, e cila e ka marr postin e presidentes së vendit.
Yllza Hoti në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, kishte arritur të marrë 5 mijë e 929 vota.
\RTV-Okarina\