Xherdan Shaqiri thuhet se i ka thënë agjentit të tij se ai dëshiron të largohet këtë verë nga Liverpool.
Sipas ‘Football Insider’ , sulmuesi i Reds ka folur me agjentin e tij për gjetjen e një klub të ri kur rihapet merkato.
Raporti thekson se dyshja e Serie A Lazio dhe Roma po shprehin një interes, si dhe klubi spanjoll Sevilla.
Është pohuar se Shaqiri dëshiron të largohet në kërkim të futbollit më të rregullt të ekipit të parë, duke qenë se ai ka bërë vetëm gjashtë paraqitje si titullar këtë sezon.