356 raste pozitive dhe 8 raste të vdekjes me Covid-19

 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit,  kanë rezultuar 356 raste pozitive me Covid-19, ndërsa njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me Covid-19.

 

 

Numri total i rasteve pozitive është 103.480 raste dhe 2.118 është numri i rasteve të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 680 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 90.328 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.034.

 

\RTV-Okarina\