Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar se do të nisin procedurat për shkarkimin e Drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.
Ajo ka përmendur disa nga shkeljet që kanë gjetur si kontrata, transfere dhe rekrutime të paligjshme.
“Para disa ditësh, ne kemi pranuar në kabinet disa informacione për shkelje brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës. Janë lidhur kontrata dhe janë bërë transfere të paligjshme. Sot do të procedojmë për marrjen e masave ndaj drejtorit të Shërbimit Korrektues”., u shpreh ajo.
\RTV-Okarina\