Jashari njofton që së shpejti do rifillojnë punimet e pjesëve të papërfunduara në rrugën regjionale Klinë e Epërme-Skenderaj-Polluzhë

 

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “facebook”, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë të ditur që sot, bashkë me përfaqësuesit e Ministrisë së Infrastrukturës, drejtoren e Urbanizmit, Sanije Ahmeti dhe inxhinierë, vizituan rrugën regjionale Klinë e Epërme- Skenderaj-Polluzhë, gjegjësisht pjesët e pa përfunduara të rrugës, punimet e së cilave do të rifillojnë së shpejti.

Gjatë kësaj vizite ata u dakorduan që tani pasi kanë arritur marrëveshje me pronarët duke i eliminuar pengesat pronësore, ky projekt duhet të përfundojë shpejtë dhe në këtë mënyrë edhe qytetarët të kompenzohen sa më shpejtë nga procesi i shpronësimit.

 

 

“Puna për krijimin e kushteve të favorshme infrastrukturore për qytetarët tonë nuk do të ndalet, do vazhdojmë edhe këtë në çdo fshat të komunës sonë.”, shkroi ndër të tjera kryetari Jashari në llogarinë e tij në “facebook”

\RTV-Okarina\

 

Bashkë me përfaqësuesit e Ministrisë së Infrastrukturës, drejtoren e Urbanizmit, Sanije Ahmeti e inxhinierë, vizituam…

Posted by Bekim Hamëz Jashari on Friday, April 23, 2021