Arsyeja pse Ministria e Financave e publikoi listën me 50 përfituesit e Rimëkëmbjes Ekonomike ?!

 

Ministria e Punës, Financave dhe Tranfereve ka dal me një sqarim për arsyen se pse dje u publikua lista me 50 bizneset që kanë përfituar më së shumti nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Ministria ka thënë se publikimi i kësaj liste është bërë në frymën e transparencës dhe në zbatim të marrëveshjes financiare ndërkombëtare me Bashkimin Evropian të nënshkruar dhe ratifikuar në Kuvend.

 

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton opinionin publik se bashkangjitur me këtë komunikatë mund të gjejnë listën e 50 bizneseve që përfituan nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike të dizajnuar dhe ekzekutuar nga Qeveria e kaluar në tetor 2020.

 

Ky publikim i kësaj liste është bërë në frymën e transparencës, po ashtu edhe në zbatim të marrëveshjes financiare ndërkombëtare me Bashkimin Evropian të nënshkruar dhe ratifikuar në Kuvend”, thuhet në komunikatë.

\RTV-Okarina\