Vetëvritet një person në Suharekë

 

Mbrëmjen e së enjtes një person ka kryer vetëvrasje nga fshati Budakovë e komunës së Suharekës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, toger Shaban Osmanollaj.

Ai ka bërë të ditur se rreth orës 23:27 djali ka raportuar në polici se babai i tij ka kryer vetëvrasje.

 

I ndjeri siç bëri të ditur togeri Osmanollaj, ishte i moshës 59 vjeçare dhe kishte kohë që vuante nga depresioni.

“Sipas deklaratave të familjarëve i njeri kishte 10 vite që vuante nga depresioni. I ndjeri aktivin e vetëvrasjes e kishte kryer në shtëpi, ndërsa djali i tij e ka dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, aty edhe ku është konstatuar vdekja e tij”, tha Osmanollaj.

Ndërsa në shtëpinë e të njërit janë sekuestruar një revole dhe 82 fishekë.