Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nesër, më 23 prill 2021, do të realizojë vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.
Përskaj takimit me homologen e tij, ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, Ministri Osmani do të realizojë takime edhe me përfaqësues tjerë nga kreu shtetëror, Presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, si dhe kryeministrin Albin Kurti.
\RTV-Okarina\