Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, ka mbërritur në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, për vizitën e tij zyrtare dhe ështëpritur nga homologia e tij në Kosovë, Donika Gërvalla.
Vizitën zyrtare, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë e nis me takimin e orës 15:00, ku do të pritet në Presidencën e Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani.
Pas, këtij takimi në agjendë parashihet që Maas dhe Osmani të dalin në një konferencë të përbashkët për media. Pastaj, në ora 16:30, kryediplomati gjerman i shkon në zyrë shefit të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.
Një orë më pas, në 17:30, Ministri gjerman do të zhvillojë edhe një takim zyrtar me homologen e tij kosovare, Kryediplomaten Donika Gërvalla.
Para nisjes për në Kosovë ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet të bashkëpunojnë në luftën kundër pandemisë.
\RTV-Okarina\