Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim shefin e misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë – EULEX, Lars – Gunnar Wigemark.
Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Wigemark në lidhje me pozicionin dhe programin e LDK-së për fushën e drejtësisë si dhe rolin konstruktiv të LDK-së si parti opozitare në Kuvendin e Kosovës.
Ambasadori Wigemark shprehu gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen e institucioneve të Kosovës në rrugëtimin e tyre në sundimin e ligjit.
Po ashtu, gjatë këtij takimi u diskutua për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të avancimit të sundimit të ligjit në vendin tonë dhe procesin e integrimit evropian.
\RTV-Okarina\