Është rritur numriI i pacientëve të shtrirë me COVID-19 në Qendrën Klinike Universitare dhe në spitalet e përgjithshme.
Sipas të dhënave nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, 611 pacientë janë duke u shëruar në spitale ku 590 prej tyre janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Ndër pacientët me oksigjeno-terapi, 261 janë duke u trajtuar në QKUK ndërsa 329 të tjerë në spitalet e përgjithshme.
Por si qëndrojnë këto spitale sa i përket furnizmit të rregulltë me oksgjen?
Nga drejtoria e ShSKUK-së kanë konfirmuar për IndeksOnline se të gjitha klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme janë të furnizuara me oksigjen.
“Ju konfirmojmë se ShSKUK ka furnizuar me sasi mjaftueshme të oksigjenit klinikat e QKUK dhe spiatalet e përgjithshme!”, thanë ata.
Të njëjtën gjë konfirmuan edhe drejtorët e spitaleve ku po trajtohen dhjetra pacientë me Covid.
Nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës, ku janë të shtrirë 96 pacientë, për IndeksOnline pohuan se furnizimi me oksigjen është i rregullt, në sasi të mjaftueshme dhe i përditshëm sipas kërkesave.
“Pacientët Oksigjenin asnjëherë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë nuk kanë pasur nevojë ta sigurojnë vet sikurse edhe aktualisht që nuk kanë nevojë sepse furnizimi është i rregulltë. Gjithnjë ka pasur. Ka pasur momente ku furnizimi është bërë me vështirësi por Oksigjen ka pasur gjithnjë.
Rezervari është montuar ende nuk është në funksion dhe jemi në pritje të licencimit nga Komisionet përgjegjëse”, thuhet në përgjigje.
Kurse, Drejtor i Spitalit Rajonal te Prizrenit, Afrim Avdaj, tha se në këtë spital po trajtohen 60 pacientë, ku 50 prej tyre janë në oksigjeno-terapi.
Edhe Avdaj përmendi që pas marrjes së rezervarit të oksigjenit nuk kanë pasur ndonjë problem.
“Momentalisht kemi 60 pacientë të shtrirë me Covid19, asnjë në respitator nuk kemi, 4 pacientë më CAP mask, 50 paicentë i kemi me oksigjen. Prej momentit që kemi marrë rezervarin furnizmi me oksigjen është i rregulltë. Numri i planifikuar i shtretërve për Covid19 janë edhe 130 shtretër”, tha ai.
Ndërsa, Ukshin Ismajli, u.d. drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, tha se nga vendosja e bombolave, është bërë ristabilizimi me oksigjen.
“Tani për tani, nga vendosja e bombolave, është bërë ristabilizimi me oksigjen. Nuk kemi asnjë vështirësi dhe problem sa i përket furnizimit me oksigjen. Ne kemi edhe 40 shtretër të lirë të dedikuar për pacientët e prekur me Covid19”, tha ai.
\RTV-Okarina\