Ankandi i radhës i Letrave me vlerë do mbahet më 29 Prill

 

Ministria e Financave ka njoftuar se më 29 prill do të mbahet ankandi i gjashtë i Letrave me vlerë për vitin 2021.

Në këtë ankand do të emetohen Obligacione me maturitet 7 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurtë, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet të gjithëve me kohëzgjatje (7 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

 

 

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë të interesuarit duhet të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

\RTV-Okarina\