Vdes nga COVID-19 kuzhinieri i njohur kosovar Përparim Babalija

 

Ka vdekur nga COVID-19 kuzhinieri më i njohur kosovar Përparim Babalija.

Lajmin në Facebook e ka konfirmuar Mrizi i Zanave, duke shtuar se Babalija ka kontribuar në ringritjen e gastronomisë shqiptare.

 

 

“Përparim Babalija, një nga chefat më të mirë në trevat Shqiptare sot ka ndërruar jetë nga i mallkuari COVID-19. Një djalë që ka kontribuar në ringritjen e gastronomisë shqiptare dhe që e ka promovuar Kosovën më shumë askush tjetër. Të qoftë dheu i lehtë koleg”, thuhet në njoftim.

\RTV-Okarina\