Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Prishtinë pasi ka kryer veprën “Trafikim me njerëz”

 

Policia e Kosovës ka njoftuar që brenda 24 orëve është raportuar për një të arrestuar në Prishtinë.

I arrestuari akuzohet se ka kryer trafikim me njerëz.

 

 

TRAFIKIM ME NJERËZ

Prishtinë 21.04.2021 – 16:16.  Me datën 21.04.2021 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Republikës së Shqipërisë pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur.  Në  lidhje me rastin  është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

\RTV-Okarina\