Plagosje me armë zjarri në Fushë Kosovë

 

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një vrasje në tentativë në Fushë Kosovë.

Një person i dyshimtë i shoqëruar nga tre persona të tjerë kanë sulmuar viktimat, ku njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

 

 

“Rr. Nënë Tereza, Fushë Kosovë 21.04.2021 – 17:50. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i shoqëruar nga tre persona kanë sulmuar viktimat meshkuj  kosovarë ku njëri prej viktimave ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Viktimat fillimisht kanë pranuar tretman mjekësor  në vendin e ngjarjes e më pas janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK-Prishtinë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

\RTV-Okarina\