Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë është 102.742 raste nga 508.333 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe numri total i rasteve të vdekjes është 2.105.
Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar edhe 506 raste të reja te të infektuarve me Covid-19 në Kosovë.
Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i rasteve aktive ka arritur në 11 mijë e 496 raste.
\RTV-Okarina\