Ministri Vitia ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando

 

Sot, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, me të cilin bisedoi për pandeminë COVID-19, procesin e vaksinimit dhe mbështetjen që Kosovës i kanë dhënë partnerët ndërkombëtarë në ballafaqimin me sfidën e pandemisë.

Në këtë drejtim, ministri Vitia ka falënderuar shtetin e Italisë për mbështetje konkrete që i ka ofruar sistemit shëndetësorë në Kosovë në luftimin e COVID-19 përmes fuqizimit të kapaciteteve diagnostikuese, por edhe ekspertizës profesionale.

Ministri Vitia dhe ambasadori Orlando janë pajtuar për fuqizimin e projekteve të përbashkëta në shëndetësi dhe, gjithashtu, kanë theksuar rëndësinë e zbatimit të masave kundër COVID-19 nga ana e të gjithëve në Kosovë, si dhe monitorimin e zbatimit të tyre, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik të popullatës.

\RTV-Okarina\