Në prag të shënimit të “Ditës së Tokës”, kryetari Jashari fillon mbjelljen e bimëve dekorative në oborrin e shkollës fillore “Shaban Jashari”

 

Në prag të shënimit të “Ditës së Tokës”, sot kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari bashkë me nxënësit dhe kolektivin e shkollës fillore “Shaban Jashari” filluan mjelljen e bimëve dekorative në oborrin  kësaj shkolle.

 

 

Me këtë rast, Jashari falenderoi “Grupin Kohëziv”, për këtë inciativë dhe bëri thirrje që ta ruajmë dhe të mos e ndotim ambientin sepse në këtë mënyrë i sigurojmë vetvetes dhe shoqërisë sonë një jetë të shëndetshme.

Në anën tjetër edhe drejtoresha e shkollës “Shaban Jashari”, shprehu falenderim për këtë inciativë dhe u ndje mirënjohëse edhe për pjesëmarrjen e kryetarit Jashari në këtë aktivitet duke premtuar kujdes maksimal nga ana e tyre dhe e nxënësve për ambientin e shkollës.

 

 

 

Edhe nxënësit e shkollës “Shaban Jashari”, u ndjen tejet falenderues ndaj kryetarit Bekim Jashari duke premtuar që për këto bimë do kujdesen si sytë e ballit.

 

\RTV-Okarina\