Kryetari Jashari nderon dëshmorin Driton M. Veliu

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, deputetin Bekim Haxhiu e familjarë të dëshmorit, bënë homazhe tek varri i dëshmorit Driton M. Veliu, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë, në 22 vjetorin e rënies heroike të tij.
Jashari para të pranishmëve deklaroi se e kemi për obligim që të jemi të bashkuar në mënyrë që të jetësojmë amanetin e të rënëve për Lirinë e Kosovës.
“Dëshmorët dhe martirët e Lirisë janë nderi dhe krenaria jonë e përjetshme.
Lavdi gjithë të rënëve në altarin e lirisë!”, tha ndër të tjera Jashari.
\RTV-Okarina\

Së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, deputetin Bekim Haxhiu e familjarë të dëshmorit, bëmë homazhe tek varri…

Posted by Bekim Hamëz Jashari on Wednesday, April 21, 2021