Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pas grafiteve fyese që janë bërë dje në shtëpinë e deputetes Adelina Grainca.
Në një shkrim në Facebook, Musliu ka thënë se një veprim i tillë nuk është kulturë e PDK-së.
Tutje e njëjta ka thënë se lojërat e tilla duhet të ndalen duke shtuar se grafitet nuk i përkasin historisë së PDK-së.
“Kjo s’është kulturë e PDK-së! Stop lojrave të tilla! Grafitet nuk i përkasin historisë së PDK-së”, ka thënë Musliu.
\RTV-Okarina\