Reagon Mimoza Kusari-Lila, pas grafiteve në shtëpinë e deputetes Grainca

 

Deputetja nga radhët e VV-së, Mimoza Kusari-Lila,  ka reaguar në lidhje me grafitet që janë bërë në muret e shtëpisë së familjes së deputetes Grainca.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ato grafite janë realiteti i mizogjenisë në politikën kosovare, sipas së cilës vajzat dhe gratë nuk konsiderohen të denja për vendimarrje pos si valutë për shkëmbim dhe zbatim të urdhërave të partisë.

Deputetja gjithashtu shton se nëse ky akt i shëmtuar nuk dënohet nga grupimi politik pjesë e të cilit ishte Adelina deri para zgjedhjes së Presidentes, atëherë aty qëndron vetë përgjigja e largimit të saj.

 

 

 

Postimi i plotë:

Grafitet në muret e shtëpisë së familjes Grainca të shkruara dje pasdite, janë realiteti i mizogjenisë në politikën kosovare, sipas së cilës vajzat dhe gratë nuk konsiderohen të denja për vendimarrje pos si valutë për shkëmbim dhe zbatim të urdhërave të partisë.

Nëse ky akt i shëmtuar nuk denohet nga grupimi politik pjesë e të cilit ishte Adelina deri para zgjedhjes së Presidentes, atëherë aty qëndron vetë përgjigja e largimit të saj nga ata, në mënyrën se si një parti e konsideron dhe trajton një vajzë të re me mendim ndryshe.