Valon Syla ironizon me Rron Gjinovcin: Di të shtrojë pllaka të kuzhinës, di ta shëtisë qenin e macen

 

Gazetari Valon Syla përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka ironizuar me analistin Rron Gjinovci.

Syla bëri ftesë të dorëzohen mediat dhe t’ia japin redakturën analistit Rron Gjinovci. Sipas Sylës, Gjinovci ka dije edhe për teoritë më të komplikuara të marksizmit.

Tutje, Syla tha se Gjinovci di të shtrojë pllaka, të shëtisë qenin, macen dhe kafshët shtëpiake.

Gjithashtu Syla tha se Gjinovci di për ushqim, pije e vitamina, e madje i do edhe minatorët. Por, nuk çelet.

 

 

“Media. Dorëzohuni. Edhe jepjani redakturën Rron Gjinovcit. Prej shijes, estetikës… deri te teoritë e komplikume marksiste i din. Bile din edhe me shtru pllaka të kuzhinës. Din me shetit qenin, macën dhe shtazët shtëpiake. Din për ushqim, pije e vitamina, por s’çelet. I don edhe minatorët”, ka shkruar Syla.

\RTV-Okarina\