Thuajse 100 njerëz brenda ditës tentojnë të futen në Angli me test fals të Covid-19

Afro 100 njerëz po përpiqen të hyjnë në Angli çdo ditë me një test fals të COVID-19.

Dokumentet janë “shumë të lehta” për t’u falsifikuar dhe është “natyrshëm e panjohur” se sa njerëz që nuk janë kapur po përdorin të njëjtën praktikë, tha Lucy Moreton, nga Unioni i Shërbimeve të Imigracionit.

 

 

Për të hyrë në vend njerëzit duhet të sigurojnë provën e një testi negativ të marrë në tre ditët para nisjes, i cili mund të marrë formën e një dokumenti të shtypur, email ose mesazh me tekst.

\RTV-Okarina\