Dëshmi solidariteti, kështu i quajti vaksinat për Ballkanin Perëndimor Ministri Gjerman

 

 

Ministri gjerman për Europë, Michael Roth, ka thënë se dërgimi i 651,000 vaksinave për Ballkanin Perëndimor, përveç se nevojë është dëshmi edhe e solidaritet .

Ai përmes një postimi ne Twitter u shpreh duke thënë se :  ” BE do të shpërndajë 651,000 doza vaksinash në vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo s’është vetëm nevojë urgjente, por edhe një demonstrim i solidaritetit dhe shpirtit ekipor. Ne mund të mbrojmë qytetarët tanë vetëm nëse vendet fqinje të BE-së rrisin sasinë e vaksinave, gjithashtu ” .

 

 

Më herët, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se për Kosovën janë ndarë 95.000 doza të vaksinave të financuara nga BE-ja që pritet të vijnë nga muaji maj e deri në fund të gushtit.

/RTV-Okarina/