Aktivistja adoleshente Greta Thunberg ka dhuruar100 mijë euro për programin Covax

 

Thunberg i ka kërkuar Fondacionit që mban emrin e saj të kryejë transferimin e parave që do të mbështesin blerjen e vaksinave për popullatat më të rrezikuara dhe punonjësit shëndetësorë për disa nga vendet më të varfra të botës .

“Rreth një në katër njerëz në vendet me të ardhura të larta kanë marrë tashmë vaksinën. Vetëm një në 500 njerëz e kanë marrë atë në vendet e varfra,” shkroi Greta në Twitter .

 

Ajo me tutje shtoi duke thënë se : “Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë më shumë për të përballuar tragjedinë që është pabarazia në shpërndarjen e vaksinave. Ne kemi mjetet në dispozicion për të korrigjuar ç’ekuilibrin e madh që ekziston në botë sot, në luftën kundër Covid-19. Ashtu si me krizën klimatike, së pari duhet të ndihmojmë më shumë ata që nuk kanë mundësi. Duke e konsideruar Covax rrugën më të mirë për të siguruar barazinë e vërtetë në shpërndarjen e vaksinave dhe rrugëdaljen nga pandemia” .

/RTV-Okarina/