Skuadra e Zinedine Zidanes po ballafaqohet me probleme të mëdha në mesfushë

 

Real Madrid barazoi 0 me 0 ndaj Getafes në xhiron e 33-të, dhe kishte mungesa të shumta. Në këtë ballafaqim mungoi: Casemiro, Valverde dhe Toni Kroos, ky i fundit ishte në bankë rezervë por nuk u inkuadrua fare.

Sot gjatë ditës kanë nisur disa shqetësime të reja për trajnerin francez. Siç shkruajnë mediat në Spanjë, Luka Modric ka pësuar një lëndim dhe është larguar nga seanca stërvitore.

 

 

Skuadra e Realit javën tjetër luan kundër klubit të Chelseat, në gjysmëfinale të UEFA Champions League por mbetet të shihet se a do të jetë në gjendjë mesfushori Luka Modric të luaj  .

/RTV-Okarina/