Sekuestrohet një armë e llojit “pistoletë” dhe një karikator pa municion nga policia në Skenderaj

 

Sot në orët e pasditës në fushën e ofrimit të sigurisë në shkolla, në orët e paradites së sotme zyrtarë policorë në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj,  kanë hasur në një të dyshuar të  mitur brenda hapësirave të një shkolle të mesme  profesionale tek i cili është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit ‘Pistoletë” dhe një karikator pa municion.

Arma e sekuestruar si provë materiale do t’i kalojë Prokurorisë për procedura të mëtejme.

“Në prani të avokatit është intervistuar i dyshuari i mitur R. M., 17 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

 

 

Në njoftim thuhet se të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës’”.

“Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar për parandalimin, identifikimin e gjësendeve të rrezikshme, përfshirë edhe armë dhe mjete tjera që nuk i përkasin procesit edukativo-arsimor në shkolla”, vijon njoftimi.

\RTV- Okarina\