Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me socialistët e njësisë nr.5 në Tiranë, rrëfeu dhe një histori me deputetin e zonës Pandeli Majko gjatë kohës kur ai kandidonte për kryetar të socialistëve.
Rama tregoi se Majko nuk e donte si kryetar partie, por kur ishte zgjedhur i kishte kërkuar që të hiqte çorapet e kuqe dhe të martohej. Një kërkesë që sipas Ramës u plotësua.
\RTV-Okarina\