Dënohet më 800 euro për shkak se ndoti ambientin

 

Pastrimi i automjeteve në hyrje -dalje të vendpunishteve të ndryshme është e obliguar. E në rastin kur anashkalohet një përgjegjësi e tillë, përveç që ndotet ambienti, kjo mund tu kushtoj edhe me gjobë personave që ngasin ato.

Një situatë e tillë ka ndodhur sot në mesditë në kryeqytet ku një person është dënuar me 800 euro gjobë për ndotje të ambientit.

 

 

Mirëpo kjo nuk është e gjitha meqenëse i njëjti duhet ta bëj edhe pastrimin e rrugës, aty ku ka shkaktuar ndotje.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, drejtori i Inspekcionit Adonis Tahiri.

\RTV- Okarina\