Kandidatja për kancelare të Gjermanisë uron Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës , 40-vjeçarja Baerbock në një deklarim në rrjetin e saj Twitter ka shkruar “Lajm i shkëlqyeshëm: Urime Vjosa Osmani për zgjedhjen Presidente e Kosovës. Gjitha të mirat për të ardhmen e vendit tuaj nga Gjermania”.
40 vjeçarja Annalena Baerbock synon ti bashkohet trendit gjithnjë në rritje të grave lidere të reja në moshë si Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin (36), Presidentja e Kosovës dr. Vjosa Osmani (38), Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern (40), Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen (43) dhe Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas (43).
Partia e Gjelbër njoftoi të hënën se kjo forcë politike për herë të parë do të vërë kandidat për postin e kancelarit të vendit bashkë-kryetaren Annalena Baerbock për zgjedhjet parlamentare të 26 shtatorit. Partia e Gjelbër ka rritje të konsiderueshme sipas sondazheve dhe radhitet si forca e dytë politike në Gjermani para SPD-së. Këto palë zgjedhje konsiderohen të paparashikueshme, pjesërisht sepse kancelarja aktuale Angela Merkel nuk po kërkon rizgjedhjen.
/RTV-Okarina/