Skip to content
OKARINA PRESS
Adresa e informimit dhe argëtimit tuaj
Search
Search
LAJME
POLITIKË
BOTA
EKONOMI
SHËNDETËSI
SPORT
SHOWBIZ
KURIOZITETE
MARKETING
Youtube Chanal
BOTA
LAJME
Austria nuk do të përdorë vaksinën ruse “Sputnik V” derisa Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ta miratojë atë
April 20, 2021
okarina
Kurz: Austria refuzon përdorimin e vaksinës ruse ‘Sputnik V’ pa miratim nga EMA , kështu ka njoftuar kancelari austriak Sebastian Kurz, duke shtuar se urdhri për sigurimin e kësaj vaksine shtyhet.
Shumë zyrtarë evropianë ende kanë shqetësime në lidhje me synimet e Rusisë në eksportimin e saj në dhjetëra vende kur ende nuk ka vaksinuar pjesën më të madhe të popullsisë së saj.
Efikasiteti i vaksinës “Sputnik V” me dy faza është pritur me skepticizëm nga disa shkencëtarë perëndimorë, pasi Rusia e miratoi atë në muajin gusht të vitit të kaluar, pa pritur rezultatet e provave të plota klinike.
Vetëm dy vende të Bashkimit Evropian, Hungaria dhe Sllovakia, e kanë porositur këtë vaksinë, mirëpo vetëm Hungaria e ka përdorur atë.
/RTV-Okarina/
Post navigation
Ministri Peci nënshkruan vendimet me anë te të cilave mundësohet mbrojtja e bimëve
BE-ja do të ndajë 95 mijë doza të vaksinave antiCovid për shtetin e Kosovës